Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të turneut evropian

20 shtator 2022 | 20:40

Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’ që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Në fazën çerekfinale në kategorinë 60 kilogramë, boksierja e Kosovës triumfoi bindshëm përballë boksieres me përvojë evropiane nga Franca, Maiva Hamadouche.

Medalistja botërore nuk lejoi befasi dhe që nga raundi i parë filloi të boksojë në mënyrë taktike duke goditur kundërshtaren.

Maiva gjatë tri raundeve e kishte sulmuar Donjetën, por boksierja jonë në mënyrë profesionale i është shmangur goditjeve të francezes.

Në fund të duelit, Donjeta u shpall unanimisht fituese dhe nesër (e mërkurë) në gjysmëfinale ndeshet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë së Danimarkës ka konfirmuar se marrëveshja me…