Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

18 maj 2022 | 18:45
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme ndaj boksieres amerikane, Shakiyla Rashida Ellis

Sadiku dhe Rashida Ellis u përballen në Stamboll në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Boksit.

Në tri raundet e zhvilluara, Ellis ishte më e mirë se Sadiku, me ç’rast edhe mori fitoren dhe kalimin në finale të Kampionatit Botëror të Boksit.

Ajo fitoi me vendimin e gjyqtarëve (5:0).

Kujtojmë se Sadiku veçse ka siguruar një medalje për Kosovën në këtë kampionat botëror në kategorinë -60kg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që qytetarëve t’u…