Donjeta Sadiku siguron të bronztën në Kampionatin Evropian

19 tetor 2022 | 22:42

Boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Ajo ka mposhtur boksieren rumune, Andrea Loredana Marin. 

Kosovarja e cila bën pjesë te kategoria 60 kg. tashmë gjendet në gjysmëfinale të Evropianit pasi meçi ku realizoi fitore ishte çerekfinale. 

Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar.

Kampionati Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur…