Donjetë Maloku: Në UPZ, e pamundur të realizohet mësimi, temperaturat e ulëta e objekti pa ngrohje

13 dhjetor 2023 | 12:10

Analistja Donjetë Maloku përmes një statusi në “Facebook” ka shkruar se në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është e pamundur të realizohet mësimi për shkak se objekti është pa ngrohje.

Sipas saj, ende nuk është hapur tenderi për dru, e klimat nuk po mund të kryejnë punë në këto temperatura të ulëta.

“Sot ishte e pamundur me realizu mësimin në UPZ, vetëm ato obligativet qëndruam disi, për shkak të temperaturave të ulëta dhe objekti është pa ngrohje, sipas kolegëve ende nuk është hapur tenderi për dru, e klimat nuk kryejnë punë, sepse sallat janë të mëdha. Seriozisht a? Dimri na zuri në befasi a qysh?!!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë pensionistët dhe fëmijët do të përfitojnë 100 euro…