Donnarumma, i lumtur që do të luajë me Messin në PSG

10 gusht 2021 | 11:46

Nuk është ende zyrtare, por duket tashmë punë e kryer.

Lionel Messi, pas një jete në Barcelonë, sezonin që ka nisur do të luajë në Francë te Paris Saint Germain (PSG).

Për këtë transferim bombë ka folur edhe Gigi Donnarumma, që e sheh si punë të kryer.

Ai arriti të hënën në Paris, pas pushimeve të merituara pas triumfit me Italinë në “Euro 2020”.

Gianluigi Donnarumma ka bërë me dije se po përgatitet të ketë Lionel Messin si shok skuadre.

“Messi në PSG? Duket kështu. Nuk është ende zyrtare, por mendoj se do të jetë së shpejti. Më vjen mirë që Leo po vjen këtu. Ai është më i miri në botë, nuk mund të mos jem i ngazëllyer dhe i lumtur që do ta kem në skuadër”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja është zyrtarisht pjesë e Southampton dhe sezonin e…