Zyrtare: Chelsea e huazon Brojën te Southampton

10 gusht 2021 | 11:42

Armando Broja është zyrtarisht pjesë e Southampton dhe sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë në Premier League.

Ai ka debutuar më parë me Chelsea në kampionatin më të fortë në botë, kurse sezonin e shkuar u huazua në Holandë te Vitesse dhe shënoi 11 gola.

Ofertat gjatë kësaj vere i pati disa, me Anderlecht dhe Udinese që tentuan huazimin.

Gjithsesi Southampton e bindi Brojën dhe klubin e Chelsea për ta huazuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi i mundshëm i Lionel Messit te Paris Saint Germain…