Donnarumma te PSG-ja, kryen testet mjekësore

21 qershor 2021 | 13:55

Gianluigi Donnarumma do të luajë te PSG-ja sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk ka më dyshime. Portieri në fund të muajit del si lojtar i lirë dhe më pas do të bashkohet me PSG-në.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e sotme portieri italian i është nënshtruar vizitave mjekësore. Për shkak të grumbullimit me Italinë për Evropianin, PSG-ja është detyruar të dërgojë mjekët në Romë, për vizitat mjekësore të Donnarummës.

Ky i fundit e mbylli me Milanit dhe tashmë do të vazhdojë karrierën me francezët. Donnarumma do të firmosë deri në vitin 2026 me PSG-në, teksa do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar të hënën një…