Dorëheqja e policëve serbë, Sveçla: Po kërcënohen, komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë

18 gusht 2023 | 15:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e policëve të rinj të komunitetit serb.

Sipas Sveçlës, ata po japin dorëheqje përmes kërcënimeve dhe presioneve.

Ai ka ftuar komunitetin ndërkombëtarë të reagojë në lidhje me këto kërcënime.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pushteti i…