Dorëheqja e prokurorëve serbë, KPK-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme

08 nëntor 2022 | 14:45

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas ofrimit të dorëheqjes nga prokurorët dhe stafi administrativ i komunitetit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

“Me këtë rast, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe sekretariati i Këshillit Prokurorial që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si njësi kompetente në kuadër të sistemit prokurorial të marrin masat e nevojshme dhe të paraqesin në këshill propozimet konkrete për mirëfunksionimin e punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës”, është thënë në njoftimin e KPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 61 mijë persona kanë vizituar hotelet e Kosovës gjatë…