Dorëzohen pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte

27 qershor 2018 | 11:35

Pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale.

Grumbullimi i dëshmive është bërë nga Grupi i Shoqërisë Civile të cilët kanë përgatitur kallëzimet kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, raporton “Klan Kosova”.

Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale, Drita Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata…