“Dorëzohet” Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin

25 qershor 10:44

Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Gazetari i cili u arrestuar në avion është lënë tashmë në “arrest shtëpie”, ka konfirmuar babai i tij për BBC.

Roman Protasevich u mor në paraburgim i akuzuar për  nxitje së trazirave. Bashkë me të, pas urdhrit të Aleksandër Lukashenko për të devijuar fluturimin e avionit Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk u arrestua edhe e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega. Edhe për këtë të fundit është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Arrestimi i tyre solli reagime të ashpra. BE vendosi sanksione ndaj ndaj Bjellorusisë. Duket se Bjellorusia është “dorëzuar” pas presioneve të shumta dhe ka nxjerrë gazetarin nga qelia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur…