Abdixhiku takon nënsekretarin e Finlandës, Kai Sauer, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

25 qershor 2021 | 10:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer, me të cilin ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas komunikatës për medie të LDK-së, Abdixhiku ka njoftuar Sauerin për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e pozicionit të Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria siguroi një kualifikimin të bukur në raundin e 1/8-ve,…