Alaba: Austria ëndërron dhe beson

25 qershor 2021 | 10:37

Austria siguroi një kualifikimin të bukur në raundin e 1/8-ve, aty ku do të ketë përballë Italinë e Roberto Mançinit, takim që do të luhet në shtunën në mbrëmje (21:00) në “Wembley” të Londrës.

Një test i vështirë për ekipin austriak, por David Alaba, ylli i Austrisë dhe lojtari i Real Madrid, beson te suksesi dhe kualifikimi në deklaratën e dhënë për ARD, edhe pse e ka të qartë forcën dhe kualitetin e skuadrës kundërshtare.

“Ndihem në formë dhe jam i lumtur për atë që po bën Austria. Kalimi i grupit ishte objektivi ynë dhe jemi të lumtur që e realizuam. Italia? E keni parë çfarë kanë bërë në grupe?! Gjithsesi, ne jemi këtu për të ëndërruar. Gjithçka mund të ndodhë në një sport si futbolli”, deklaroi mbrojtësi dhe kapiteni i Austrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar formacioni më i mirë i fazës së parë…