Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për raportin e komisionit për ‘gulenistët’

21 qershor 2019 | 14:43

Deputeti Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetar i Komisionit hetimor parlamentar dhe Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetar i këtij komisioni, kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të shqyrtuar e votuar raportin me gjetjet e komisionit.

Kjo seancë është kërkuar të mbahet të hënën, më 24 qershor, në orën 11:00.

“31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendit ende nuk kanë dalë në rend të ditës, në seancë të rregullt. Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit ka mbajtur të premten dëgjimin buxhetor me…