Doris Pack: Kandidimi i një gruaje për kryeministre e ndryshon imazhin e Kosovës

12 shtator 2019 | 18:22

Kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, ka marrë pjesë në takimin që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur me strukturat e Forumit të Gruas të kësaj partie.

Ajo është shprehur shumë e lumtur për kandidimin e një gruaje për postin e kryeministrit në Kosovë.

“Është hera e parë që marr pjesë në një fushatë zgjedhore në Kosovë. Por, është një moment i veçantë pasi ju e keni propozuar një kandidate grua për kryeministre dhe mendoj se kjo është diçka jashtëzakonisht e mirë”.

“Nuk erdha këtu për shkak të zgjedhjeve, por pasi e kuptuan se do të jem këtu më kërkuan nëse mund të jem pjesëmarrëse në këtë takim. Është shumë mirë po ashtu që kaq shumë gra jeni këtu këtë pasdite që të dëshmojmë se ne së bashku mundemi”, ka thënë Packu.

Ajo ka thënë se kandidimi i një gruaje për kryeministre e ndryshon edhe imazhin e Kosovës.

“Kjo e jep një pikëpamje krejt tjetër për Kosovën dhe gjithashtu do të ju ndihmojë në negociatat me fqinjët dhe kjo vërtetë ju duhet”, ka thënë Packu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas ,…