PDK-ja në Drenas promovon kandidatët për deputetë

12 shtator 2019 | 18:18

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas , ka promovuar kandidatët për deputetë nga kjo degë.

Kandidati i PDK-së për deputet nga Drenasi, Ferat Shala, ka thënë se ka qenë nder dhe përgjegjësi promovimi i kandidaturës për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Qytetarët e Drenasit rikonfirmuan mbështetjen e tyre ndaj Partisë Demokratike me pjesëmarrjen e tyre masovike.Nëse bëhet fjalë për ndonjë sukses timin modest në angazhimet e mia si në luftën çlirimtare, më vonë në punën akademike – shkencore dhe në përgjithësi karrierën time të gjertanishme, kjo u takon qytetarëve. Prandaj, për këtë u jam mirënjohës përgjithmonë të gjithëve. Faleminderit!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Përpos Shalës, kandidatë për deputetë të PDK-së nga Drenasi janë: Sejdi Hoxha,
Elmie Plakiqi, Gani Halilaj, Petrit Hajdari dhe Muhamet Gjoka.

Image may contain: 5 people, people standing, crowd, concert and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people standingImage may contain: 8 people, people smiling, people standingImage may contain: 5 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin…