Miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore

12 shtator 2019 | 18:09

Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, ka thënë Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet “normë”.

Fatkeqësitë natyrore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, shkaktuan largimin e rreth 7 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa 3.8 milionë të tjerë u larguan nga konflikti dhe dhuna.

Siria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Jemeni kanë nivelet më të larta të shpërnguljes për shkak të konflikteve, raporton “Rel”.

“Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvendosjes po rritet, ndërsa më shumë njerëz jetojnë në varfëri ose pasiguri, si dhe në zonat në rrezik nga përmbytja ose katastrofat e tjera”, ka thënë Bina Desai, kryesuese e hulumtimeve në këtë organizatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, ka shkruar në…