Dortmundi “fundos” Milanin, kualifikohet Atletico, fitojnë Barça e City

28 nëntor 2023 | 23:10

Emocione, spektakël por edhe shumë gola dhuruan disa nga ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve në Champions League. Në grupin F, Dortmund bën gjithçka mirë ndaj Milanit në Milano, duke fituar 1-3. Në pjesën e parë Reus realizoi nga penalltia, ndërsa Chukwueze vendosi ekuilibrat pas një vallëzimi perfekt në zonë. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë shënuan 2 herë me talentin Gittens dhe Adeyemi. Barazim i papritur i PSG në shtëpi me shifrat 1-1 ndaj Newcastle.

Kështu, llogaritë në këtë grup janë të hapura, Dortmund ka 10 pikë në krye, e ndjekur nga PSG me 7 pikë, 5 pikë ka Newcastle dhe 5 Milani.

 

Në grupin E, Atletico Madrid (11 pikë) është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 1-3 ndaj Feyenoord. Feston edhe Lazio  me 10 pikë, duke lënë mbrapa holandezët me 5 pikë.

 

Në grupin G, City i kualifikuar u përball me Leipzig, me ndeshjen që u mbyll 3-2 në Angli.

 

Në grupin H, fitore 2-1 e Barcelonës ndaj Portos. Katalanasit kryesojnë me 12 pikë, ndërsa më pas vijnë Porto e Shakhtar që do diskutojnë një biletë për në fazën tjetër në ndeshjen direkte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Erald Kapri i cilësoi hipokrite koncertet e organizuara nga…