Dortmundi kërkon Mandzukiqin

26 maj 2019 | 12:11

Borussia Dortmund po kërkon sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiq, për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Bild”, shefat e Dortmundit, Matthias Sammer, Michael Zorc dhe Hans-Joachim Watzke, janë të gjithë të interesuar për përvojën e Mandzukiqit, edhe pse trajneri Lucien Favre ende nuk duket se është bindur.

Kroati ka luajtur vetëm 33 ndeshje në sezonin 2018-2019, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar shtatë herë. Para se ta vishte fanellën e Juventusit, Mandzukiq ka qenë pjesë e futbollit gjerman, duke luajtur te Wolfsburgu dhe Bayern Munichu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, gjeneralin…