Dortmundi konfirmon kontaktet me Sanchon

08 janar 2024 | 15:33

Jordan Sancho u transaferua me shumë zhurmë nga Dormtund te Manchester United, por duket se sulmuesi anglez nuk i ka arritur pritshmëritë e klubit.

Kjo ndoshta edhe prej faktit se nuk ka pasur aspak hapësira, pasi një përplasje e tij me trajnerin e United, Ten Hag, ka bërë që tekniku holandez ta lërë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidat përkatëse.

Megjithatë, kohët e fundit tashmë dihet se lojtari është në kontakte me ish-klubin e tij, Borussia Dortmund, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe CEO i klubit gjerman, Watzke.

“Ne jemi në negociatat për të nënshkruar me Jordan Sancho, kjo është e sigurit.

Ne duam ta marrim atë në formën e huazimit. Kjo gjë nuk është më një sekret, por ne nuk jemi ende të gatshëm ta konkretizojmë si lajm, pasi ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare”, është shprehur CEO i Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën ka vdekur polici, Gazmend Zejneli. Dyshohet se ai…