Dortmundi merr kreun në Bundesliga

27 nëntor 2021 | 17:55

Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret në Bundesligë pas paraqitjes zhgënjyese në mesjavë në Champions.

Verdhezinjtë morën një fitore 3-1 me përmbysje në fushën e Wolfsburgut.

Vendasit ishin të parët që kaluan të parët në avantazh qenë minutën e dytë me Weghorst. Gjithsesi Dortmundi do të barazonte në minutën e 35-të me një penallti të ekzekutuar nga Emre Can.

Në pjesën e dytë, Donyell Malen do të realizonte golin e avantazhit, ndërkohë që Haaland në të 81-tën do të shënonte dhe golin e tretë edhe pse kishte vetëm pak minuta në fushë.

Sulmuesi norvegjez është rikthyer pas një dëmtimi që e mbajti për disa javë jashtë fushave. Dortmundi me këtë fitore merr momentalisht kreun me 30 pikë, me dy pikë më shumë se Bayerni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë kanë bërë me dije se kanë dy…