Dortmundi mposhti Kolnin

23 gusht 2019 | 23:06

Borussia Dortmund ka shënuar fitore në udhëtim te Kolni, në xhiron e dytë në Bundesligë.

Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 3, duke e përmbysur rezultatin. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29 përmes Drexlerit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Dortmundi përmbysi gjithçka, duke shënuar tre gola.

Sancho, Hakimi e Alcacer ishin ata që shënuan golat për mysafirët për t’ia dhënë pikët e plota Dortmundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura…