Dortmundi për hakmarrje ndaj Interit

05 nëntor 2019 | 11:16

Borussia Dortmund pësoi humbje në Itali nga skuadra e Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve (2-0), kurse sonte (e martë) kërkon hakmarrje për atë humbje. Të dyja klubet kanë nga katër pikë në Grupin F, tri pikë më pak se skuadra lidere, Barcelona.

Skuadra e Dortmundit fitoi në fundjavë me rezultat 3-0 ndaj Wolfsburgut në Bundesliga dhe është ngritur në vendin e dytë, kurse fitore kërkon edhe ndaj Interit për t’i ruajtur shpresat për kualifikim në raundin e ardhshëm. Synime për rezultat të favorshëm në këtë ndeshje ka edhe skuadra e Interit sepse me trajnerin Antonio Conte po kërkon trofe. Në fundjavë kjo skuadër e mposhti Bolognan (1-2) me dy golat e shënuar nga Romelu Lukaku.

Paco Alcacer është rikthyer nga lëndimi, por nuk dihet se a do të jetë në njëmbëdhjetëshin e parë, kurse i gatshëm do të jetë Marco Reus. Jadon Sancho dhe Thomas Delaney do të rikthehen në formacion, derisa portieri Roman Burki dhe mbrojtësi Marcel Schmelzer mungojnë. Në formacionin e Contes mungojnë Alexis Sanchez, Danilo D’Ambrosio dhe Kwadwo Asamoah, por rikthehen Godin dhe Candreva. Ndryshe nga këto dy skuadra, Barcelona është favorite ndaj Slavia Prague në “Camp Nou”, sepse edhe ndeshjen e kaluar arriti ta fitojë me rezultat 1-2. Fitoret e radhës në Grupin E i presin Liverpooli dhe Napoli në përballje me Genkun, përkatësisht Salzburgun.

Grupi E

21:00 Liverpool – Genk
21:00 Napoli – Salzburg

Tabela

  1. Napoli          3 7 pikë
  2. Liverpool     3 6
  3. Salzburg       3 3
  4. Genk              1 1

Grupi F

18:55 Barcelona – Slavia Prague
21:00 Borussia D. – Inter

Tabela

  1. Barcelona          3 7 pikë
  2. B.Dortmund     3 4
  3. Interi                  3 4
  4. Slavia Prague    3 1

Grupi G

18:55 Zenit – Leipzig
21:00 Lyon – Benfica

Tabela

  1. Leipzig      3 6 pikë
  2. Zeniti        3 4
  3. Lyon          3 4
  4. Benfica     3 3

Grupi H

21:00 Chelsea – Ajax
21:00 Valencia – Lille

Tabela

  1. Ajaxi        3 6 pikë
  2. Chelsea   3 6
  3. Valencia  3 4
  4. Lille          3 1

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë…