Dortmundi planifikon marrëveshje me Nagelsmannin pas Evropianit

08 mars 2024 | 13:16

E ardhmja e trajnerit Edin Terziq te skuadra e Borussia Dortmund është në dilemë. Ai mund të lërë verdhezinjtë në fund të sezonit, duke qenë se skuadra e tij nuk po shkëlqen ashtu sikurse pritej.

Sipas asaj që shkruan “Footmercato.net”, një nga profilet që do të lidhej me ngulm me Borussian sezonin e ardhshëm do të ishte ai i Julian Nagelsmann. Ai është trajneri aktual i Gjermanisë, të cilit kontrata me Federatën i skadon në fund të Kampionatit Evropian.

Nagelsmann, që më herët ka drejtuar edhe Bayern Munchen, nuk do të ishte kundër rikthimit në një klub. Por, fillimisht ai dëshorn të vlerësojë projektin e hedhur nga verdhezinjtë. Gjithashtu, një sukses i mundshëm, në Euro 2024 me kombëtaren mund t’i hapte dyert një

rinovimi të mundshëm. Ndërkohë që, te Borussia Dortmund presin një sinjal nga Nagelsmann, që e konsiderojnë ideal për të drejtuar skuadrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri fitoi me rezultat 115-109 ndaj Bostonit në përballjen mes…