Dortmundi pranon shitjen e Bellinghamit

15 nëntor 2022 | 10:43

Jude Bellingham është një nga mesfushorët më të vlerësuar në botë për momentin. 19-vjeçari anglez ka treguar formë të lartë me Borussia Dortmundi ndhe çmimi i tij është 100 milionë euro. Bellingham iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2020 nga Birmingham City për 25 milionë euro, derisa largimi i tij nga “Signal Iduna Park” pritet të ndodhë në janar ose në verë.

Skuadrat e mëdha si Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City e Real Madrid janë vënë pas yllit anglez dhe janë gati të shpenzojnë milionë euro për transferimin e tij.

Hans-Joachim Watzke, CEO i Borussias së Dortmundit, ka zbuluar se do të zhvillojnë bisedime me mesfushorin dhe familjen e tij pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Mendoj se sapo të përfundojë Kupa e Botës do të kemi një diskutim të përgjithshëm për atë që ai dëshiron vërtet. Me të, me prindërit e tij, me të cilët kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Dhe, sigurisht, me këshilltarin e tij”, ka thënë Watzke për “Bild”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…