Dovizioso triumfon në Austri, Rossi i pesti

16 gusht 2020 | 17:07

Andrea Dovizioso është kthyer në podium në Austri, në një pistë të cilën ai e njeh mirë dhe ku triumfoi edhe vitin e kaluar. Një fundjavë me “qershi mbi tortë” për Dovin, i cili, pasi njoftoi lamtumirën e tij nga Ducati për sezonin e ardhshëm, e vendosi Desmosedicin e tij para Suzukit të Mir dhe Ducatit tjetër të motorizuar të ekipit Pramac, të pilotuar nga Milner.

Rossi e mbylli në vendin e pestë 5-të, që është edhe rezultati i tij më i mirë për Yamahan. Vendi i katërt për Brad Binder, i cili e nisi nga pozita e shtatëmbëdhjetë dhe qe në gjendje të rikuperonte shumë pozicione.

Për “Doktorin”, i cili shpëtoi mrekullisht nga në momentin e aksidentit të Morbidellit, vendi i pestë mund të konsiderohet një rezultat i mirë. Një garë për t’u analizuar në detaje, që “Doktori” të provojë përmirësimin duke filluar nga fundjava tjetër, në të cilën, përsëri midis kthesave të Spielberg, ai do të synojë të ngjitet në podiumin për herë të 200-të në karrierën e tij në MotoGP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rekord prej 294…