Dragusha emërohet trajner i Ramiz Sadikut

05 qershor 2023 | 13:38

KF Ramiz Sadiku e ka emëruar Alban Dragushën në postin e trajnerit.

Marrveshja e nënshkruar mes ish-lojtarit të dëshmuar dhe skuadrës nga Prishtina është dy vjeçare, derisa Ramiz Sadiku ka njoftuar se shumë shpejt do të emërohet edhe trajnerët e tjerë.

“Alban Dragusha, emërohet kryetrajner i ekipit të parë të KF Ramiz Sadiku. Në ambientet e KF Ramiz Sadiku u nënshkrua marrëveshja dy vjeçare me trajnerin e njohur Alban Dragusha për stinoret 2023/24  dhe 2024/25. Së shpejti pritet edhe kompletimi i stafit të trajnerëve të cilët do të punojnë me kryetarjnerin. Stinori i ri me shumë risi”, ka njoftuar KF Ramiz Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes…