Drashkoviçi: Harrojeni tezën “Kosova është Serbi”, na kanë mashtruar

27 qershor 2020 | 14:35

Politikani dhe intelektuali i njohur serb, Vuk Drashkoviҫ, i cili ka qenë shef i opozitës në kohën e Sllobodan Millosheviҫit, i ka bërë thirrje Beogradit që të harojë tezën se “Kosova është Serbi”.

Në gazetën serioze serbe “danas”, Drashkoviҫ ka shfaqur tezën se nuk mund të fitohet integrimi në BE nëse mbetet koka nga e kaluara.

Mesazhi i Drashkoviҫ është dhënë pikërisht në ditën e “Vidovdanit”,  apo përkujtimit të betejës mesjetarës së Fushë-Kosovës, të cilën politika serbe e ka përkujtuar si një pikë historike për ҫështjen serbe.

Në vitin 1389, pikërisht më 15 qershor, një fuqi ushtarake e përbashkët e princave të Ballkanit përballoi durinë e ushtrisë osmane të drejtuar nga Sulltan Murati II. Në atë betejë u vra Sulltan Murati II por edhe kreu i serbëve Princ Lazari.

Drashkoviq thekson se për këto 20 vjet, populli i Serbisë është verbuar dhe ka harruar atë se çfarë ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe se ai regjim shtyu Serbinë në luftën me Kosovën, duke e humbur atë, duke kapitulluar me turp dhe duke detyruar serbët të tërhiqej nga Kosova përgjithmonë

Sipas tij serbët janë hipnotizuar nga mashtrimet se “Kosova është ende në Serbi dhe se është zemra e Serbisë”, dhe që Rusia e Kina garantojnë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë dje janë arrestuar…