Drejtësia selektive njëetnike e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë

25 shtator 2022 | 12:38

Shkruan: Sali Bislimi

Drejtësia selektive njëetnike e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë nuk ka synim paqen në Ballkan.

Gjykata Penale Ndërkombëtare amniston krimet serbe në Kosovë duke mos ngritur tribunalin për krimet e Millosheviqit që me ndihmën e Rusisë e bën gjenocidin dhe pastrimin etnik mbi shqiptarët e Kosovës. Kjo gjykatë po merret me disa trosha bukë dhe akuzon terrorizon udhehëqësit e UÇK-së që u ndihmuan nga forcat e NATO-s për lirinë e vendit.

Kjo drejtësi selektive njëetnike nuk ka synim paqen, sepse gjykon vlerat perëndimore të UÇK-së, vlerat e lirisë dhe faktorizon Serbinë fashiste që edhe sot botërisht mbështet Putinin kriminal në Ukrainë.

Qytetarët serbë gjatë luftës në Kosovë masovisht ishin paramilitarë. Ata u ktheheshin në shtëpi në mëngjeset e hershme, sepse ishin natën në aksione për masakrimin e shqiptarëve.

Kur për pafajësinë bëhet gjykim, rezistenca është obligim.

Pa gjykimin e krimeve serbe në Kosovë nuk ka paqe afatgjate në Ballkan.

Kosova fle mbi varre nga gjenocidi turk dje dhe ai serb tani. Në çdo hap kemi nga një varr në tokën dardane dhe asnjëherë nuk ka pasur gjykatë për ata që kanë vrarë shqiptarë, pra për të krijuar paqe dhe për të marrë gjumi qetë në Kosovën tonë.

Mjaftë më! Drejtësi për shqiptarët nëse duam paqe afatgjate në Ballkan dhe kthim të shpejt të presidentit Thaçi në atdhe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mitrovica e Jugut është vetëm njëra nga komunat e Kosovës,…