Drejtoresha e Kulturës në Podujevë vizitoi Qendrën Rinore

25 mars 2021 | 16:11

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, ka vizituar Qendrën Rinore në Podujevë, ku ka takuar të rinjtë e kësaj qendre dhe të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL).

Drejtoresha Kutllovci gjatë takimit me të rinjtë e këtyre dy qendrave diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit të komunës me qendrën rinore dhe investimet në rregullimin e infrastrukturës.

“Do të jemi këtu për përkrahjen tuaj për funksionalizimin e kësaj qendre rinore me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve dhe programeve që ju planifikoni t’i zhvilloni gjatë këtij viti”, tha drejtoresha Kutllovci.

Gjatë takimit drejtoresha Kutllovci u zotua që me gjitha kapacitetet që disponojnë si Drejtori e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do t’u përgjigjen të rinjve për jetësimin e aktiviteteve të tyre dhe për një funksionalizim të qëndrueshëm të Qendrës Rinore dhe të KVRL-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emocione dhe surpriza në ndeshjet e radhës në NBA. Vjen…