Drejtorët e komunës i raportojnë Totajt për punën njëjavore

18 tetor 2022 | 16:13

Në prani të medieve dhe shoqërisë civile, nën monitorimin e OSBE-së, të martën, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e komunës, të cilët raportuan për arritjet javore dhe planifikimin për ditët në vijim.

Në këtë mbledhje u tha se javën që lëmë pas ka vazhduar realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Prizrenit, ku janë bërë intervenime infrastrukturore në fshatrat e Zhupës e në Petrovë, është intervenuar në pusetat e rrjetit të kanalizimit në Komunën e Prizrenit. Janë hapur ofertat për dekorimin e qytetit për festat e fund vitit si dhe për parkun në lagjen Dardania. Në vazhdim është theksuar se do të bëhet asfaltimi i rrugicave në fshatin Gjonaj.

“Po vazhdon shpërndarja e librave për nxënësit nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe po bëhet furnizimi i shkollave me lëndë djegëse për stinën e dimrit. Gjatë javës së kaluar është bërë shpërndarja e pakove për fëmijë me aftësi të kufizuara, donacion nga Turqia. Gjithashtu, është realizuar programi trevjeçar i banimit social si dhe në proces është projekti për ndërtimin e shtëpive, rregullimin e kulmeve dhe renovimeve për familjet në nevojë. Në aspektin urbanistik, do të lehtësohen procedurat për investitorët në mënyrë që pajisja me leje, sidomos për ndërtime të larta të bëhet më shpejt”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Po ashtu u theksuar se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka hapur thirrjen për fermerë për aplikim për freza, motokultivator dhe spërkatëse 400 litra.

“Inkurajohen fermerët të aplikojnë në projektin ‘Furnizim me mekanizëm bujqësor’, me bashkëfinancim. DKRS-ja po bën përgatitjen e festave që përfshijnë organizimin e festivalit ‘Zambaku i Prizrenit’ dhe festivalin ‘Flutrat’ si dhe po punohet për strategjinë e sportit të Republikës së Kosovës që sot do të bëhet raporti final i kushteve që i ofron Komuna e Prizrenit në këtë kontekst”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Prizreni, javën e kaluar është bërë pjesë e qyteteve të vjetra të botës gjë që do ta ngrit në nivel tjetër turizmin dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka…