Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës përgëzon drejtuesit e FBK-së për suksesin në Qipro

27 korrik 15:50

Kosova A (F) arriti të fitojë medaljen e bronztë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, në debutimin në arenën ndërkombëtare.

Kamil Novak, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, me anë të një letre ju ka drejtuar Arben Fetahut, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku, duke i përgëzuar për suksesin në Qipro dhe duke përgëzuar punën e Federatës që ka bërë ndër vite në basketbollin femëror.

“Në emër të FIBA Europe, unë do të doja të përgëzoja Kombëtaren e Femrave për fitimin e medaljes së bronzit në FIBA Kampionatin Evropian të Femrave për Shtetet e Vogla. Rezultatet dhe ecuria e ekipit tuaj gjatë kampionatit në Nikosia, ishin kulmi i të gjitha përpjekjeve dhe investimeve të Federatës suaj në basketbollin femëror gjatë viteve të kaluara. Edhe njëherë urime dhe uroj fat për sezonin e ardhshëm”, thuhet në letrën e dërguar nga Novak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Re të mëdha tymi, një viktimë, katër të plagosur rëndë…