Drejtori i Inspekcionit në Drenas kontrollon ndërtimet e larta në qytet

08 qershor 2023 | 16:24

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi, së bashku me inspektorë të tjerë, të enjten ishin në kontroll të përbashkët në të gjitha objektet e ndërtimit të lartë në qytet.

Drejtori Gashi është njoftuar nga afër me rrjedhën e punimeve, standardet dhe respektimi i lejeve ndërtimore, kushtet e punës dhe respektimi i ligjeve të ndërtimit nga ndërtuesit në komunën e Drenasit.

Në kuadër të inspektimeve Drejtoria e Inspekcionit edhe njëherë ka tërhequr vërejtjen të gjithë ndërtuesve së nuk do të lejojnë kompromise me ligjin dhe në çdo hap do të përcjellën fazat e ndërtimit, kontrollit të objekteve dhe njëkohësisht edhe vëzhgimin e dëmit të hapësirave publike që të kthehen në gjendje të mëparshme.

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se do të vazhdojë në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që ka në mbikëqyrjen e vazhdueshme të objekteve dhe në respektimin e lejeve ndërtimore. Inspektoret do të mbeten të përkushtuar që të jetë shembull i bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe i parandalimit të problemeve të mundshme që mund të hasen gjatë fazës së ndërtimeve.

Drejtoria e Inspekcionit, Petrit Gashi, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në respektimin e ligjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Ulpiana e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit…