Drejtori i Llapit deklarohet rreth dyshimeve për kurdisje: Janë dezinformata, Serbisë dhe Francës i pengon zhvillimi i futbollit kosovar

25 shkurt 2023 | 13:21

Rreth raportimeve në mediat franceze se Llapi është përfshirë në kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll, ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Bejtush Batatina.

Batatina i ka quajtur dezinformata raportimet e mediave franceze të cilat gjithashtu raportuar për nëntë persona të arrestuar në lidhje me kurdisjet e ndeshjeve në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Sipas Batatinës, në Francë dhe Serbi iu pengon zhvillimi i futbollit në Kosovë.

Në fakt, bëhet fjalë për katër ndeshje të cilat dyshohet se Llapi i ka kurdisur në elitën e futbollit kosovar në vitin e fundit.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Të nderuar Qytetar në Llap dhe Gollak, po sa e morra lajmin e desinformates, un Bejtush Batatina drejtori Ekzekutiv i Llapit, jau bëj me dije dhe ju njoftoj se të gjitha kto jan desinformata të sajuara.

Dhe atyre Miqasive  Serbi dhe Francë të cilat dy shtetët i pengon gjdo zhvillim  i sportit në Republiken e Kosoves, si dhe vet emri KF Llapi / Zahir Pajaziti.

Por ne si Familie Batatina ju premtojm se pa marr parasyësh intigrat dhe Veprimet e shumicës, Llapi do të jet në Europ edhe pa Francen dhe pa Serbin. Ndoshta dikënd në Francë do ta pengoj dhe Perfekta Bern, dhe ndoshta dikuj do ti bije ndërmend dhe do të thot se pasuria Millionshe e Perfektes ësht Fituar me TRUKIME!! Por un punoj dhe jetoj qe 30 Vite në Bern dhe punoj për Institucionet më të larta të shtetit, por me ndërshmeri dhe Respekt, dhe me krenari jam në gjdo pjesë të Bernit.

Por ne Francesët i kuptojm se kan dëshir ti thërrasesh Zotëri por tash ësht e kunderta, ata do më thërrasin mua Zotëri dhe do të trokasin kur të hyn në Zyren time, dhe un do jau jap lejen ti them po ose jo.

Me respekt Drejtori i Llapit

Bejtush Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat franceze së fundi raportuan se në futbollin kosovar mund…