Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, vizitë zyrtare te ofruesi hungarez i shërbimeve të navigacionit ajror ‘HungaroControl’

27 mars 2019 | 10:10

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Eset Berisha, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar për vizitë zyrtare te ofruesi hungarez i shërbimeve të navigacionit ajror, HungaroControl në Budapest të Hungarisë, ku u prit nga Kernel Szeppessy, kryeshef ekzekutiv dhe bashkëpunëtoret e tij.

Drejtori Berisha, nënvizoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën e lartë ajrore të Republikës së Kosovës nga HungaroControl. 

Ai theksoi se ky angazhim është i natyrës së përkohshme dhe se do të vazhdoj deri në arritjen e kapaciteteve të nevojshme nga ASHNA e Republikës së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive.

Szeppessy, shfaqi një prezantim të punës së deritashme të HungaroControl dhe të Qendrës Zonale Kontrolluese, e hapur rishtazi, për menaxhim të trafikut ajror, në të cilën përveç Hungarisë, ofrohen edhe shërbime të navigacionit ajror për hapësirën e lartë ajrore të vendit tonë. 

Vitin e kaluar nga kjo qendër ishin shërbyer rreth 100.000 mbikalime të hapësirës ajror, ndërsa këtë vit pritet rritje e theksuar e këtyre shërbimeve.

Bashkëpunimi në mes të dy palëve do të vazhdoj në të ardhmen edhe në mes autoriteteve rregullatorë, kjo u dakorduan edhe me zyrtarët e aviacionit civil hungarez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-ministrin e…