Drejtori i ‘Pfizer’-it shuan shpresën: Covidi do të vazhdojë të qarkullojë për shumë vite

18 janar 2022 | 08:17

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert  Bourla, ka deklaruar se koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë për shumë vite në vijim, por se kjo valë aktuale do të jetë e fundit që do të çojë në kufizime.

I pyetur nga gazeta franceze ‘Le Figaro’ nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Bourla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se  së shpejti njerëzit do t’i rikthehen  jetës normale për shkak të testeve, vaksinave, dhe trajtimeve të reja.

Bourla nënvizoi nga ana tjetër se vaksina e Covid është  “e sigurt dhe efikase” për fëmijët.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, i cili do të përfshijë  një bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep për të zhvilluar një trajtim me pilula anti-Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 22 persona kanë vdekur deri më tani pas…