Drejtori i policisë për aksionin në veri: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacioneve

13 tetor 2021 | 16:48

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media pas aksionit në veri, ka thënë se lidhur me operacionin e zhvilluar të mërkurën dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacioneve.

“Dyshohet se lidhur me operacionin ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit të mundshëm, diçka që është duke u hetuar”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se në drejtim të policisë, grupet kriminale në veri kanë hedhur shok-bomba, granata dore e kanë gjuajtur me armë zjarri.

“Operacioni ka filluar gati një vit më parë dhe veprimet operacionale janë zhvilluar gjatë gjithë kohës. Në pjesën veriore të Mitrovicës, grupet kriminale janë grumbulluar dhe kanë krijuar bllokimin e rrugëve. Kanë hedhur bombola gazi, kanë përdorur mjete transportuese me qëllim të bllokimit të rrugëve, kanë hedhur shok-bomba, kanë shtënë me armë të ndryshme të zjarrit dhe kanë hedhur granata dore ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, me qëllim të pengimit”, ka thënë Mehmeti.

Sveçla: Në aksionin në veri u lënduan tetë policë, i ftoj organet t’i gjejnë sulmuesit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për fshatin Ruhot…