Drejtori i Sportit viziton klubin e Pingpongut Priping

28 mars 2024 | 23:01

Klubi i pingpongut Priping në Prishtinë, vazhdon të shkëlqejë në promovimin e sportit në kryeqytet, duke kontribuar që Prishtina të mbetet një “Qytet Evropian i Sportit”. Në një vizitë të veçantë, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, z. Bardh Krasniqi, mori pjesë në ushtrimet e klubit dhe takoi udhëheqësit e klubit.

Gara e rëndësishme ndërkombëtare “Prishtina Open 2024”, e cila organizohet nga PRiPING, ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të lojtarëve evropianë, duke e bërë këtë event një pjesë e rëndësishme të skenës sportive të Prishtinës.

Në vizitën e tij në sallën e pingpongut, z. Krasniqi u njoh me përparimet dhe aktivitetet e klubit, duke shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e sportit në Prishtinë. Ai gjithashtu zhvilloi një ndeshje miqësore me Det Konushevci, një nga talentet e klubit të PRiPING-ut, i cili para pak ditesh u shpall nënkampion i Kosovës në kategorinë e moshës U9.

Vizita e drejtorit të sportit në klubin e pingpongut PRiPING shënon një moment të rëndësishëm në promovimin dhe avancimin e sportit në kryeqytet. Kjo demonstron angazhimin e autoriteteve lokale për të nxitur talentet vendase dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…