Drejtori i Urgjencës jep detaje për vdekjen e Adem Demaçit

26 korrik 2018 | 19:25

Sot ka ndërruar jetë veprimtari, Adem Demaçi.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka thënë lajmi.net se veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka vdekur rreth orës 17:40.

Ai thotë se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor nuk ka mundur të shpëtojë.

Veprimtari i ndjerë, thotë Gashi, ka vdekur në shtëpinë e tij.

“Në 16:54 është pranu thirrja. Në 17:00 ekipa ka arrit në shtëpinë e të ndjerit. Janë bërë përpjekje jetëshpëtuese për rreth 40 minuta, mirëpo nuk ka mundur të rikthehen funksionet vitale”, ka thënë Gashi.

Lajmi për vdekjen e Demaçit e kumtua nga kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti nga Kuvendi me ç’rast u ndërpre edhe seanca e sotme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I trishtuar nga lajmi për vdekjen e Adem Demaçit është…