Drejtori sportiv i Romës: Kundër Liverpoolit duhet të luajmë sikurse ndaj Barcelonës

13 prill 2018 | 15:11

Drejtori i sportiv i Romës, Monchi, ka deklaruar se ndeshja ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të jetë shumë e vështirë.

“Kjo duket një mundësi e përkryer për ne që të gjejmë kënaqësinë që nuk ishim në gjendje ta përjetojmë vite më parë, por do të jetë ndeshje e vështirë sepse Liverpooli është skuadër e fortë. Ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të bëjmë atë që treguam edhe ndaj Barcelonës”, ka thënë Monchi.

Ndeshja e parë Liverpool-Roma zhvillohet në “Anfield” më 24 prill.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli dhe Roma do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës…