Drejtoria e Shëndetësisë e Mitrovicës merr donacion pajisje shëndetësore

06 korrik 2022 | 17:04

Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë ka pranuar të mërkurën një donacion nga shoqata “Nëna Terezë” me seli në Namur të Belgjikës, falë iniciativës së dy mërgimtarëve tanë Basrush Brahimi nga fshati Kçiqi i Madh dhe Haki Latifi nga Koshtova.

Ky donacion përmbante rreth 40 karroca invalidore dhe një ashensor për bartjen e pacientëve të palëvizshëm, që ka vlerën e rreth 25 mijë euro.

Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, gjatë pranim-dorëzimit të këtij donacioni ka falënderuar donatorët për dhurimin e këtij donacioni të rëndësishëm, duke thënë se do të ketë ndikim në lehtësimin e punës së Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat do të pajisen me këto karroca.

Po ashtu ai theksoi se një pjesë e këtyre karrocave do të jepen në shfrytëzim për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë karrocë invalidore.

Drejtoria për Shëndetësi ndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në dhurimin e këtij donacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u ka bërë thirrje…