Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas i ndan mirënjohje poetes së mirënjohur Diona Bajraktari
Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka, ka vlerësuar lart punën dhe angazhimin e saj në krijimtarinë letrare.
“Ajo çfarë realisht ne na bën krenar janë sukseset, kur shohim nxënës dhe student nga Drenasi të cilët triumfojnë brenda dhe jashtë vendit. Një ndër krijueset e dalluara nga Komuna jonë është poetja z. Diona Bajraktari e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, ku po bën bujë me prezantimet e saj poetike në vendet evropiane. Në vëllimet poetike, me mjeshtri në shumë vargje gërshetohet dukuria e mikpritjes, bujarisë e Kulturës shqiptare në përgjithësi”, tha ai.
Nxënësit dhe studentët e dalluar nga Drenasi mbështeten çdo vit nga Komuna në çdo formë, gjë e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen, u tha në takim.
Gjoka ka thënë se është nder dhe kënaqësi të përkrahen dhe vlerësohen me mirënjohje shkrimtarë që i japin jetë krijimtarisë letrare duke shkrirë përvojën njerëzore, imagjinatën dhe teknikën artistike.



