Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve mban ligjërata për mbrojtje të mjedisit në shkollat e Mitrovicës

15 maj 2023 | 12:31

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët sa i përket mbrojtjes së ambientit, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve në Komunën e Mitrovicës, ka filluar me mbajtjen e ligjëratave në shkollat e Mitrovicës për rëndësinë e ruajtjes së ambientit.

Këto ligjërata po zhvillohen në bashkëpunim me OJQ “REC” dhe Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ “Ibri”.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Egzon Sadiku, ka thënë se procesi i vetëdijesimit për mbrojtjen e mjedisit nëpër shkollat e Mitrovicës, ka ardhur si rezultat i nevojës për një edukim më të madh sa i përket kësaj fushe.

Ligjërues nga DMMP ishte udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Irfan Peci, dhe se procesi i ndërgjegjësimit do të vazhdoj edhe gjatë kësaj jave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrien Rabiot do të jetë lojtar i lirë në fund…