Drejtoritë komunale në Mitrovicë nderojnë nënat vetushqyese me rastin e festës së 8 Marsit

08 mars 2019 | 14:05

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj-Barani, e shoqëruar nga drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, kanë pritur në objektin e ndërtesës komunale disa nëna vetushqyese me rastin e festës së 8 marsit “Ditës së Gruas”.

Arsyeja e këtij takimi ishte që këtyre nënave për nder të kësaj feste t’u mundësohet kryerja e mamografisë falas në mënyrë që shëndeti i tyre të jetë primar. Kështu që dy drejtoritë komunale u përkujdesen që t’u dhurohet edhe nga një dhuratë simbolike.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani, ka thënë se ky është një aktivitet simbolik nga ana e dy drejtorive kushtuar ditës së Grave, për t’i nderuar ato dhe për t’i parë për së afërmi hallet me të cilat përballen ato çdo ditë.

Ajo ka thënë se komuna vazhdimisht përpiqet t’ju ndihmon atyre, dhe sipas saj për këtë arsye kanë organizuar edhe një mamografi falas që të sigurohen që shëndeti i tyre të jetë i mirë.

Po ashtu edhe drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, ka uruar nënat përzgjedhëse për festën e tyre, me shpresën që çdo vit i tyre të jetë sa më i mirë.

Në fund nënat përzgjedhëse së bashku me drejtoreshat vazhduan tek QKMF “Nexhat Çuni”, me ç’rast janë pritur nga drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ku ato kryen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore të mamografisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatën Penale në Shkup ka marr vendim sot për rastin…