Drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit, gjobitën shoferët në Ferizaj

22 tetor 2023 | 15:55

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, kanë ndaluar shoferët SH.B. (40) dhe G.SH. (37), të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi është mposhtur nga Drita para adhuruesve të vet me rezultat…