Drejtues të Fakulteti Ekonomik organizuan takim me përfaqësues të bizneseve

15 tetor 2019 | 16:00

Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një takimin me përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Anamoravë, ku u diskutua për të ardhmen e Fakultetit (programet studimore) dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikës për studentët.

Fillimisht Dekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi, ka falënderuar pjesëmarrësit në takim që ishin përfaqësues të bizneseve që veprojnë në Gjilan, derisa para tyre ka prezantuar hulumtimin e bërë me rreth 130 studentë të diplomuar të UKZ-së për të parë se si e kanë gjetur ata veten në tregun e punës pas studimeve, dhe po ashtu ka prezantuar draft-planin për programet e reja studimore.

Kryetar i Bordit Industrial të Universitetit “Kadri Zeka”, Xhelal Selimi, në fjalën e tij ka thënë se bizneset e Anamoravës duhet të paraqesin interesimin e tyre dhe t’i drejtohen Universitetit për kërkesat e studentëve për punë praktike, sepse siç tha ai, për bizneset është shumë e rëndësishme të kenë të sofistikuar teknologjinë e të cilën studentët e UKZ-së e njohin sepse e kanë studiuar shumë mirë.

Edhe përfaqësuesit tjerë të bizneseve theksuan se Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka programe të mira të studimit, mirëpo sipas tyre studentët kanë nevojë për punë praktike në mënyrë që të përvetësojnë njohuritë e fituara gjatë kohës së studimit, që do të thotë se ata duhet të dinë nga afër punën e prodhimit, zhvillimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me prodhimin.

Gjatë takimit të pranishmit pas disa diskutimeve, bënë sugjerimet e tyre për atë çfarë mund të përmirësojë UKZ-në në vazhdim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të…