Drejtues të PSD-së takojnë Delawien, bisedojnë për aktualitetin politik në vend

14 gusht 2018 | 14:32

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Dardan Sejdiu, kanë takuar në drekë pune ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencën e ambasadorit.

“Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Larry Elliot Kriza financiare e një dekade më parë, goditi…