Drejtuesit e FFK-së morën pjesë në Kongresin e UEFA-s, Çeferin do të kandidojë edhe për një mandat

11 maj 2022 | 15:25

Në Vjenë është mbajtur Kongresi i 46-të i UEFA-s, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj. Gjatë punimeve të kongresit zëvendëspresidenti Karl-Erik Nilson paralajmëroi se me insistimin e presidentit të Federatës daneze të futbollit, Jesper Moller, presidenti aktual i UEFA-s, Aleksandër Çeferin do të kandidojë edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.

FFK-ja ishte ndër federatat e para që i dha përkrahje kandidimit të presidentit Çeferin së bashku me Federatën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

“Pas paralajmërimit se do t’i hyjë garës edhe për një mandat, Çeferin mori duartrokitje frenetike nga të gjithë delegatët e Kongresit, duke u vërtetuar kësisoj përkrahja e plotë që gëzon nga komuniteti i futbollit evropian për mandatin e ardhshëm. Çeferin drejton UEFA-n që nga viti 2016, ndërsa në vitin 2019 u konfirmua në këtë pozitë dhe ka mandat deri në vitin 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, para kongresit presidenti Ademi ka pasur takime me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe me homologë nga federatat tjera. Në takimin me të parin e FIFA-s, presidenti Ademi e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe vëmendjen që i jep futbollit të Kosovës, teksa në prag të shënimit të 6-vjetorit të Kosovës si pjesë e familjes së futbollit botërore ia ka shprehur mirënjohjen e tërë komunitetit të futbollit kosovar për kontributin e tij në procesin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA. Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë më 5 prill të vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se nuk e përjashton nënshkrimin…