Drejtuesit e KOK-ut presin në takim drejtuesit e FBBFK-së dhe FBSH-së

14 janar 16:49

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur udhëheqësit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK) dhe Federatës së Bodybuildingut të Shqipërisë (FBSH-së), raporton “Epoka e re”.

I pranishëm ishte edhe kampioni i botës në Kupën Diamond, bodybuilderi shqiptar, Marin Meksa, i cili u përgëzua nga drejtuesit e KOK-ut për suksesin e arritur.

“Të tria palët kanë diskutuar për mundësi të ndryshme të bashkëpunimit në të mirë të bodybuildingut dhe fitnessit. Drejtuesit e KOK-ut, kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë, që bashkërisht edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të përkrahin këtë sport në zhvillimin e mëtejmë dhe avancimin drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta…