Drejtuesit e KOK-ut priten në takim ish-presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Padelit

08 mars 2024 | 16:13

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekratari i përgjithshëm Besim Aliti, kanë pritur ish-presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Daniel Patti, njëherit këshilltar i Bordit për Anëtarësim të Federatave në GAISF dhe WADA.

Patti, i cili shoqërohej nga drejtuesit e Federatës së Padelit të Kosovës, kryetari Besim Shulemaja dhe sekretari i përgjithshëm, Jusuf Kika, është duke e vizituar Kosovën me rastin e hapjes së qendrës së padelit në Kosovë.

“Nga ana e tij, Daniel Patti, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e KOK-ut me FPK-në, derisa mbeti i impresionuar me entuziazmin e FPK-së për ngritjen e këtij sporti në Kosovë dhe arenën ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.

“Drejtuesit e KOK-ut, përfshirë edhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, morën pjesë edhe mbrëmë në hapjen e qendrës së Padelit, ku të pranishëm ishin edhe personalitete nga sporti, kultura dhe politika”, thuhet gjithashtu aty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka uruar…